Lexoni edhe:
Shifrat ‘e çmendura’ të parave që do të fitojnë Jake Paul dhe Mike Tyson nga dueli që do të zhvillojnë
Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn.
Mbrëmjen e së mërkurës, ëndrrat e Cityt për të fituar përsëri tripletën u shuan, pasi ata dështuan të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Pas një dueli mjaft interesant me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ që përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, dy skuadrat luajtën baras me rezultat 1-1 edhe në ‘Etihad Stadium’.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan madrilenët që fituan me rezultat 4-3, pasi Bernardo Silva dhe Mateo Kovacic dështuan të shënojnë nga pika e bardhë.
Sipas asaj që raporton The Guardian, City pritet që të bëjnë një ofertë të madhe për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala.
21-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me një seri impresive të paraqitjeve, duke tërhequr interesimin e disa klubeve të ndryshme si Man City, Liverpooli, Manchester United dhe Arsenali.
Në 36 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon për Bayernin, Musiala ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.
Bayerni pritet që të kërkojë një shumë të majme parash për të lejuar largimin e yllit gjerman, teksa sipas Transfermarkt kartoni i Musialas vlerësohet rreth 110 milionë euro.
(Kosova Sot Online )