Florent Hadërgjonaj shënon gol në stilin e sulmuesit ndaj Konyaspor

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 16:48
Florent Hadërgjonaj shënon gol në stilin e sulmuesit ndaj Konyaspor

Florent Hadërgjonaj po tregon formë të lartë te Alanyaspor, ku në ndeshjen e sotme ndaj Konyaspor ka gjetur edhe golin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Alanyaspor po luan si mysafir i Konyaspor në kuadër të javës së 33-të në Superligës së Turqisë.

Zhvillohej minuta e parë e kohës shtesë në pjesën e parë, kur Hadërgjonaj pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Ky ishte rezultati pas 45 minutave të para në një ndeshje vendasit po luajnë për mbijetesë.

Nga minuta e parë te Alanyaspor po luan edhe Fidan Aliti, ndërsa te Konyaspor startoi Valon Ethemi e Sokol Cikalleshi është në bankën rezervë

(Kosova Sot Online )