![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Silva flet për penalltinë e humbur ndaj Real Madridit
![Silva flet për penalltinë e humbur ndaj Real Madridit](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/07/auto_David_Silva1675795761.png)
Bernardo Silva ishte njëri nga dy futbollistët që dështuan të shënonin nga penalltia për Manchester Cityn në ndeshjen ndaj Real Madridit. Tjetri ishte Kovacic.
Por, gjuajtja e Bernardo Silvas ishte më e përfolur.
Ai gjuajti në mes, aty ku qëndroi edhe portieri Lunin dhe ishte e lehtë ta priste.
E për këtë penallti ka folur më në fund ylli portugez.
“Kisha dy opsione, një nga anët ose në mes, isha duke pritur. Doja të isha i dyti ose i treti për të parë portierin. Ai lëvizi herët, prandaj mendova se gjuajtja në mes ishte ide e mirë. Në momentet e presionit të portierëve 99% lëvizin”, shpjegoi Silva.
(Kosova Sot Online)