Vazhdojnë tensionet në distancë mes Dritës e Ballkanit
Drejtori i Dritës, Feti Murseli tha se janë sulmuar fizikisht pas ndeshjes në Suharekë, duke përmendur emrin e menaxherit të Ballkanit, Idriz Hajrizit.
E ky i fundit mohoi se e ka sulmuar dikë.
Ndërsa sot ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.
Ata thanë se nuk i ka hije Dritës të mundohen të fabrikojnë situata që nuk kanë ndodhur.
E për këtë deklaratë, Feti Murseli ka dalë me një sqarim:
Sqarim për opinon në lidhje me deklaraten e FC Ballkanit.
Sot kemi lexuar për një deklarat të Ballkanit duke mohuar që ka patur sulm fizik ndaj zyrtarëve të klubit tonë në ndeshjën e djeshme, ndërsa zyrtari i klubit Idriz Hajrizi më shkruan mesazh privat pas ndeshjes duke më thënë që nuk isha unë që ju kam sulmuar por më ke ngatrru me ndihmës trenerin(duke mos e mohuar sulmin, thjesht duke hequr përgjegjësin nga vetja e tij).
Kjo është një dëshmi se në cfar niveli të organizimit dhe funksionimit është ky klub.
Me vjen keq për nivelin në të cilin kam rënë ditën e djeshme mirëpo për të demaskuar dikë, duhet një gjë e tillë dhe për këtë e kam pasur detyrim.
(Kosova Sot Online)