
Lexoni edhe:
Xavi nuk përmbahet nga inati për disfaten: Turp, dhe duam të jemi kampionati më i mirë në botë!
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U15, Ilir Nallbani, e ka publikuar listën e Dardanëve të rinj, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjet miqësore të muajit prill, transmeton "Kosova sot Online ".
Dardanët U15 do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren U15 të Bullgarisë.
Ndeshja e parë zhvillohet, të martën, më 23 prill, derisa ndeshja e dytë, të enjten, më 25 prill.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 16:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
(Kosova Sot Online )