Mourinho zbulon nofkën që ka për Artetan

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 18:43
Mourinho zbulon nofkën që ka për Artetan

Jose Mourinho ka një nofkë interesante për Mikel Artetan, që nuk besohet se atij do t’i pëlqej.

Në vitin 2019, spanjolli u emërua trajner i Arsenalit duke nisur aventurën e tij të parë si trajner, pasi më herët punoi si ndihmës-trajner i Pep Guardiolas te Manchester City.

Pas dy sezoneve të vështira, gjërat kanë filluar të duken më mirë për Artetan pasi Arsenali po garon për titullin e kampionit në Premierligë.

Duke folur në një intervistë të fundit për “The Telegraph”, Mourinho duket se ka pseudonimin e tij për 42-vjeçarin.

Dyshja u takuan për herë të parë kur portugezi punonte si ndihmës-trajner në Barcelonë në vitin 1996, ku Arteta ishte një adoleshent që luante për akademinë e klubit.

Që atëherë, e deri më sot, “Special One” ende i referohet atij si “fëmija”.

“Jam i lumtur sepse më pëlqen fëmija. Dhe jam i lumtur që gjithçka shkon për të. Por, mënyra se si ata [Arsenali] luajtën për të marrë atë pikë [ndaj Manchester City] dhe mënyra se si media foli për një strategji magjike…”, tha fillimisht 61-vjeçari.

“Në kohën time, nuk ishte një strategji magjike dhe unë fitova në Manchester City disa herë. Por, kjo nuk ishte një strategji e mahnitshme. Ishte një lojë në mbrojtje, ‘parkim autobusi’. Ishte një këndvështrim tjetër”, deklaroi mes tjerash Mourinho.

(Kosova Sot Online)