Allegri synon historinë në Kupën e Italisë
Massimiliano Allegri mund të bëhet trajneri i parë që e fiton Kupën e Italisë pesë herë, duke kaluar Roberto Mancinin dhe Sven Goran Erikssonin.
Juventusi do të vizitojë Lazion në “Olimpico” të martën, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. “Bianconerët” e fituan ndeshjen e parë në Torino me rezultatin 2:0.
Kupa e Italisë është shansi i fundit që Allegri ka për të fituar një trofe me “Zonjën e Vjetër” këtë sezon, i pari që nga rikthimi i tij në klub në vitin 2021.
56-vjeçari ka arritur tashmë pesë herë në finale të kësaj gare, duke humbur vetëm një herë nga Interi në vitin 2022.
Trajneri i lindur në Livorno kishte fituar 11 trofe në pesë vitet e tij të para në Torino, por i përfundoi dy sezonet e fundit duarbosh.
Ai foli këtë të hënë në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme, duke u kërkuar lojtarëve të tij që të jenë ambiciozë kundër Lazios.
“Në fillimin e sezonit, ne kishim dy objektiva: Kupën e Italisë dhe përfundimin në top katërshen. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, dhe ka shumë ndeshje kundër kundërshtarëve të drejtpërdrejtë [në Serie A]. Nesër do të kuptojmë nëse jemi mjaftueshëm të mirë për të arritur në finale apo jo. Unë gjithmonë them se objektivi është të marrim rezultatin më të mirë. Kjo është ajo në të cilën duhet të fokusohemi dhe pse punojmë. Në këtë muaj të fundit përcaktohen fituesit e kupës dhe ligës. Jemi ende aty, dhe është momenti më i rëndësishëm; ne nuk kemi siguruar ende në Ligën e Kampionëve apo finalen e Kupës së Italisë”, deklaroi Allegri.
(Kosova Sot Online)