Lexoni edhe:
“Nder dhe krenari”, Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me Interin
Mesfushori shqiptar i Sassuolos, Nedim Bajrami ka përfunduar në radarin e Bolognas, e cila është gati të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bologna është gati ta sigurojë ëndrrën evropiane pas një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshëm duke befasuar të gjithë me lojën e treguar.
“Nder dhe krenari”, Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me InterinLexoni edhe:
Klubi nga Renato Dall’Ara tashmë po përgatit planet për afatin e ardhshëm të transferimeve të verës.
Sipas Tuttomercatoweb, një nga idetë kryesore (ndoshta edhe më shumë se një) mund të çojë te fqinjët e Sassuolos.
Në tribunat e stadiumit Mapei në Reggio Emilia, për ndeshjen e humbur 0-3 nga Neroverdi ndaj Lecces, ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori, me synimin për të parë sërish nga afër një lojtar i vlerësuar nga ta siç është mesfushori sulmues i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami (25 vjeç).
Nuk ishte as rasti i parë dhe as i vetëm i kohëve të fundit në të cilin Sartori – dhe Bologna në përgjithësi – donin ta shikonin personalisht Bajramin.
Ka një precedent të fundit, pikërisht nga një muaj më parë: 22 marsin e kaluar kur u luajt miqësorja mes Shqipërisë dhe Kilit në Tardini dhe mes protagonistëve të vëzhguar nga Sartori ishte Bajrami.
I lidhur me Sassuolon me një kontratë deri më 30 qershor 2027, lojtari i lindur më 1999 u ble nga Neroverdi në afatin dimëror të 2023 për një shumë prej rreth 6 milionë euro.
Për më tepër, Bajrami nuk është emri i vetëm i lidhur me Bolognën, pasi së fundmi është lidhur edhe qendërmbrojtësi kroat Martin Erlic.
(Kosova Sot Online )