PSG-ja e gatshme të paguajë çmim 'marramendës'

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 21:34
PSG-ja e gatshme të paguajë çmim 'marramendës'

Edhe pse nuk është bërë e ditur zyrtarisht se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit, ai besohet se do ta bëjë këtë, me Real Madridin që pritet të jetë destinacioni i tij i radhës.

Kësisoj, kampionët e Francës raportohet se kanë nisur tashmë planet për zëvendësimin e tij.

Një nga kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Mbappes është Lamine Yamal, sipas “Le Parisien”.

Drejtuesit e PSG-së thuhet se ishin shumë të impresionuar me paraqitjet e 16-vjeçarit gjatë ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe ata besojnë se një shumë prej 200 milionë eurosh do të mjaftonte për të siguruar shërbimet e tij.

Këtu mund të ndikojë edhe fakti që Barcelona po përballet tash e një kohë me probleme financiare.

Gjithsesi, “Blaugranët” e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë yllin e ri të tyre dhe vështirë se do të pranonin largimin e tij.

Yamal ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh. 

(Kosova Sot Online)