Rrahmani shënon në humbjen e Rapidit të Bukureshtit

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 22:31
Rrahmani shënon në humbjen e Rapidit të Bukureshtit

Rapidi i Bukureshtit është mposhtur në udhëtim nga Farul Constanta me rezultat 3:1.

Golin e vetëm për Rapidin e Bukureshtit e ka shënuar Albion Rrahmani.

Sulmuesi kosovar shënoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë.

Ky ishte goli i tij i 17-të në 21 ndeshje në kampionatin rumun.

(Kosova Sot Online)