Atalanta fiton dhe shkon në finale, përballet me Juventusin

  • S.A /
  • 25 April 2024 - 08:15
Atalanta fiton dhe shkon në finale, përballet me Juventusin

Atalanta është finalistja e dytë e Kupës së Italisë.Ata fituan sonte 4:1 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore minimale 1:0 për Fiorentinan.

Gjithçka mori kthesë tjetër kur Milenkovic i Fiorentinas u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër kur rezultati ishte 1:0 për Atalantan.

Deri në fund, Atalanta shënoi edhe tri herë tjera, teksa Fiorentina një herë.

Në finale, Atalanta do të përballet me Juventusin, që dje e eliminoi Lazion.

(Kosova Sot Online )