Lexoni edhe:
Man Utd fiton ndaj ekipit të fundit në tabelë
Chelsea po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që vjen.Por, fillimisht, i pari që do të largohet nga “Blues” do të jetë trajneri Mauricio Pochettino, shkruajnë mediat e mëdha britanike,transmeton "Kosova Sot Online ".
Mbi të gjitha, humbja e thellë 0:5 nga rivali londinez, Arsenal ishte “flakaresha” më e rëndë për trajnerin argjentinas, i cili i ka ditët e numëruara në “Stamford Bridge” pasi eksperienca e tij me “Blues” ishte mjaft dëshpëruese.
Man Utd fiton ndaj ekipit të fundit në tabelëLexoni edhe:
Drejtuesit e klubit po e kërkojnë “një trajner prej më të mirëve të mundshëm” për ta zëvendësuar ish-trajnerin e Tottenhamit dhe Paris Saint-Germainit.
Ndërkohë, Të Kaltrit “do ta spastrojnë” edhe ekipin.
Raheem Sterling do të jetë njëri prej shumë yjeve që pritet të largohen nga Londra, njofton mediumi britanik “The Telegraph”.
Gjithnjë sipas mediumit britanik, interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur klubet nga Arabia Saudite.
Andaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Liverpoolit dhe i Manchester Cityt të përfundojë gjatë verës që vjen në Saudi Pro League, atje ky klubet saudite po paguajnë shuma të majme të parave.
(Koso Sot Online )