Zbulohet sekreti, kjo është arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë akoma te Barcelona

  • S.A /
  • 25 April 2024 - 11:18
Zbulohet sekreti, kjo është arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë akoma  te Barcelona

Xavi Hernandez do të mbetet trajner i Barcelonës dhe pese në fillim të këtij sezoni, ai njoftoi se do të largohej nga klubi në verë, por ndryshoi mendje dhe do të drejtojë gjigantin katalanas edhe në sezonin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjatë mbrëmjes së mërkurë mediat evropiane konfirmuan njëzëri marrëveshjen e Xavit me drejtuesit e Barcelonës për të vazhduar në Camp Nou.

Tani gazeta Mundo Deportivo tregon arsyen e qëndrimin, teksa shkruan se Xavi ndryshoi vendimin e tij për shkak të lojtarëve. 

“Përkrahja e madhe e lojtarëve ishte çelësi i qëndrimit të Xavit. Që nga dita e parë, shumë lojtarë shkuan në zyrën e Xavit dhe u përpoqën ta bënin atë të ndryshonte mendje”, shkruan gazeta katalunase.

Ndryshe, Xavi e mori Barcelonën në nëntor të vitit 2021 dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të qershorit 2025.

Kujtojmë se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve nga PSG në çerekfinale, ndërsa në La Liga gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit ka 11 pikë prapa liderit Real Madrid.

Lexo po ashtuZbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Barcelona i dha lamtumirë luftës për trofeun e Kupës së Mbretit me humbjen e rëndë ndaj Athletic Bilbaos në çerekfinale me rezultat 4-2.

Pra, ky sezon ka përfunduar, por kjo do të thotë vetëm se Xavi po fillon menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )