
Messi apo Ronaldo, Musiala jep vlerësimin e tij

Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Dyshja e kanë dominuar botën e futbollit tash e dy dekada gati, duke fituar gjithçka që mund të fitohet, transmeton "Kosova Sot Online".
E një mendim se kush është më i mirë e ka dhënë edhe talenti i Bayern Munichut, Jamal Musiala.
Ai e vendosi argjentinasin para portugezit.
“Për mua, më i miri i të gjitha kohërave është Messi”, u shpreh ai.
Messi e Ronaldo tashmë nuk luajnë në Evropë, teksa janë në fundin e karrierës së tyre të lavdishme në sportin më të popullarizuar në botë.
(Kosova Sot Online )