Gjigantët evropianë interesohen për portierin e Real Madridit, pasi bëri një super paraqitje

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 09:15
 Gjigantët evropianë interesohen për portierin e Real Madridit, pasi bëri një super paraqitje

Andriy Lunin është njëri prej më meritorëve te Real Madridi për kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova sot Online".

Portieri ukrainas priti dy penallti të Manchester Cityt, për ta dërguar ekipin e tij në mesin e katër më të mirëve, 

E tani shumë ekipe kanë shprehur interesimin për portierin në formë të “Los Blancos”.

Sipas Fichajes, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë të interesuar për Lunin.

Para fillimit të sezonit, Lunin kishte qenë portieri i tretë i madrilenëve, pas Courtois që u lëndua dhe pas Kepa Arrizabalagas. Por, performancat e tij kanë bërë që ai të jetë numri një i portës së Real Madridit.

(Kosova Sot Online )