Pretendentët për titull me përballje të vështira në fundjavë

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 12:01
Pretendentët për titull me përballje të vështira në fundjavë

Gara për titull kampioni vetëm po shkon duke u bërë më e mjegullt, kurse ajo për mbijetesë po qartësohet.

Liria veçse i ka humbur edhe matematikisht gjasat për titull kampioni, e afër është edhe skuadra e Fushë Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këto dy ekipe do të përballen mes vete të shtunën në Lipjan. Fushë Kosova synon fitore për t’i mbajtur sado pak gjallë shpresat për mbijetesë, teksa është 11 pikë prapa Feronikelit 74 që mban pozitën e barazhit.

Duele të vështira i presin tre pretendentët për titull kampioni, Ballkanin, Dritën e Llapin që luajnë të dielën si mysafirë.

Në “Sami Kelmendi” në Lipjan, Llapi i shkon Prishtinës, e cila disa ditë më parë e siguroi finalen e Kupës së Kosovës.

Ballkani udhëton për t’u përballur me Gjilanin i cili po lufton për t’i ikur pozitës së barazhit.

Kurse, Drita do të bëjë udhëtimin e vështirë në Klinë për t’u ndeshur me Dukagjinin e Armend Dallkut.

Momentalisht, renditjes tabelare i prin Ballkani me 60 pikë, dy më pak se Drita dhe Llapi që gjenden në pozitat dy dhe tre.

Dueli tjetër i kësaj fundjave është ai mes Feronikelit 74 dhe Malishevës që kanë synime të kundërta.

Ekipi nga Drenasi po lufton për mbijetesë, kurse Malisheva me Drilon Hazrollajn po e synojnë daljen në Evropë këtë sezon.

(Kosova Sot Online )