Prishtina ndryshon përsëri stadium për ndeshjen ndaj Llapit

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 13:49
Prishtina ndryshon përsëri stadium për ndeshjen ndaj Llapit

Prishtina ka konfirmuar stadiumin ku do ta luajë ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Llapit, në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës, tyransmeton "Kosova Sot Online ".

Kryeqytetasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit.

Megjithatë, klubi më i trofeshëm kosovar nuk do të luajë këtë ndeshje në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Edhe kësaj radhe, Prishtina është detyruar të ndryshoj ambient, por do të jetë brenda kryeqytetit.

Prishtina ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se ndeshjen ndaj Llapit do ta luajë në stadiumin e Ramiz Sadikut.

“Prishtina e pret Llapin në fushën e Ramiz Sadikut në Prishtinë, të dielën më 28 prill nga ora 15:00”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

(Kosova Sot Online )