Klubi i Interit planifikon të shpenzojë 100 milionë euro në verën e sivjeme

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 15:06
Klubi i Interit planifikon të shpenzojë 100 milionë euro në verën e sivjeme

Interi është kampioni i ri i Italisë. Zikaltrit ishin bindshëm më të mirë se skuadrat tjera, duke e fituar herët titullin kampion.Përkundër kësaj, Interi po planifikon të forcojë edhe më tej skuadrën, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Tutto Sport, ekipi nga qyteti i modës do të shpenzojë 100 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjithashtu, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez janë në bisedime për të rinovuar kontratat e tyre.

Në anën tjetër, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen zikaltërve si lojtarë të lirë në verë.

Me këto dhe përforcimet që do të vijnë, Interi përveç titullit në Itali do të tentojë të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

Ata ishin afër ta bënin këtë edicionin e kaluar, por u mposhtën në finale nga Manchester City me rezultat minimal 1:0.

(Kosova Sot Online )