Lexoni edhe:
Asociacioni si sot, si nesër, duhet të hiqet nga rruga penguese për anëtarësimin në KiE
Skuadrat më të mira të hendbollit në vend e kanë kthyer gjithë fokusin te turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës.
Turneu final i Kupës, përkatësisht ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, është vendosur të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, transmeton "Kosova sot Online ".
Asociacioni si sot, si nesër, duhet të hiqet nga rruga penguese për anëtarësimin në KiE Lexoni edhe:
Sot në program janë dy gjysmëfinalet te hendbollistet. Nga ora 14:00 takohen Vushtrria e Istogu.
Istogu është fitues në fuqi i Kupës dhe llogaritet favorit.
Prej orës 16:00 është ndeshja Ferizaj – Samadrexha. Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha dhe pritet ndeshje dramatike.
Më pas janë ndeshjet gjysmëfinale te hendbollistët. Fillimisht prej orës 18:00 takohen Trepça e Kastrioti.
Trepça është fituese në fuqi e Kupës, por Kastrioti e synon finalen e madhe. Pritet ndeshje po ashtu interesante.
Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet prej orës 20:00. Takohen Rahoveci e Besa Famgas.
Këto dy skuadra kanë luajtur katër ndeshje shumë të forta në stinorin e rregullt. Të gjitha ndeshjet janë vendosur në aksionet e fundit.
(Kosova Sot Online )