Lexoni edhe:
Sandulloviq - Hillit: Duhet t’ju vijë turp
Tifozët e Bayern Munichut kanë nisur një peticion për të mbajtur në skuadër trajnerin aktual, Thomas Tuchel, i cili u konfirmua se do të largohet në fund të sezonit.
Ish-trajneri i Chelseat ka të ngjarë të kërkojë mundësi të reja, duke qenë se Bayern e ka informuar atë se do të largohet pas përfundimit të sezonit 2023/24, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sandulloviq - Hillit: Duhet t’ju vijë turpLexoni edhe:
Megjithatë, që atëherë Tuchel e ka udhëhequr skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick dhe ish-menaxheri Hansi Flick janë kandidatët zëvendësues, por tifozët e Bavarezëve duan qëndrimin e Tuchel, duke nisur edhe një peticion.
“FC Bayern vendosi të shkarkojë Thomas Tuchel në verë pas humbjes kundër VFL Bochum . Çfarë vendimi mizor!”, thuhet fillimisht në peticion.
Tuchel, i njohur gjithashtu si “Juppel”, nuk e kishte kurrë të lehtë në Mynih. Pavarësisht mbulimit negativ të mediave që e rrethonte dhe situatës së personelit me skuadrën e mbushur me dëmtime, fituesi i Ligës së Kampionëve e çoi ekipin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Me gjithë respektin e duhur për kandidatët si Emery apo Rangnick, këta trajnerë nuk mund t’ia mbajnë qiriun “Juppel”-t”, thuhet në shkrimin e peticionit.
Peticioni deri tani ka arritur mbi 10 mijë nënshkrime
(Kosova Sot Online )