Zbulohen detajet nga draft-kontrata që Milani ia ka ofruar Lopeteguit
Milani po merr kohë për të zgjedhur pasardhësin e Stefano Piolit, por sipas raportimeve nga Italia, tani është gati një draft-kontratë për Julen Lopetegui.
Trajneri spanjoll duket të jetë kandidati kryesor për të udhëhequr me “Kuqezinjtë” nga sezoni i ardhshëm.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Milani po merr kohë për të vendosur përfundimisht për zëvendësuesin e Piolit, edhe pse një draft-kontratë është gati për ish-trajnerin e Real Madridit e Kombëtares së Spanjës.
“Rossonerët” thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë Lopeteguit një kontratë tre-vjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.
Krerët e klubit nga “San Siro” pritet që së shpejti të takohen sërish me përfaqësuesit e 57-vjeçarit.
Gazeta me bazë në Milano raportoi gjithashtu se drejtorët e gjigantit nga Serie A po shqyrtojnë mendimet e tifozëve, por Lopetegui mbetet opsioni i parë për të zëvendësuar Piolin.
Megjithatë, nëse negociatat me spanjollin dështojnë, Milani do të konsiderojë Roberto De Zerbin dhe Paulo Fonsecan.
(Kosova Sot Online)