![](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/29/200x200_Donis-Avdijaj-780x439_11714388704.jpg)
Lexoni edhe:
Shkëlqeu me het-trik, Donis Avdijaj në formacionin e javës në Austri
Robert Lewandowski ka parashikuar se kush mund të fitojë Topin e Artë për këtë vit.
Sulmuesi polak deklaroi se Jude Bellingham i Real Madridit dhe Kylian Mbappe i PSG -së meritojnë të fitojnë trofeun më të madh individual për një lojtar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Shkëlqeu me het-trik, Donis Avdijaj në formacionin e javës në AustriLexoni edhe:
“Ne kemi ende Kampionatin Evropian për të luajtur dhe ndeshjet vendimtare në Ligën e Kampionëve. Por në këtë moment, Mbappe dhe Bellingham janë lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Lewandowski për Bild.
Si Bellingham ashtu edhe Mbappe e kanë mposhtur Barcelonën këtë sezon në momentet më të rëndësishme.
Ishte dygolëshi i Mbappes që e largoi Barçën nga Liga e Kampionëve, ndërsa Bellingham shënoi golin e fitores në të dyja ndeshjet e El Clasico.
Lewandowski ndoshta ka të drejtë me vlerësimin e tij, Topi i Artë në fund do t’i shkojë lojtarit që fiton Ligën e Kampionëve dhe ndoshta edhe Euron në korrik.
(Kosova Sot Online )