Peja kërkon barazimin e serinë gjysmëfinale të 'Play Off-it'
Të mërkurën mbrëma, skuadra e Golden Eagle Yllit synon që të arrijë fitore dhe ta sigurojë finalen e madhe të “Play Off-it” në elitën e basketbollit kosovar.
E në krahun tjetër, Peja kërkon ta marr fitoren e dytë rresht dhe ta barazojë serinë dhe gjithçka të vendoset në fushën e saj.
Momentalisht, Ylli ka avantazhin 2:1 në seri. Suharekasit e nisën tejet mirë serinë gjysmëfinale të Superligës, duke i fituar dy ndeshjet e para, një si mysafir, e një si vendas, shkruan Gazeta Express.
Por, sfida e fundit e cila u zhvillua shtunën e kaluar i takoi pejanëve.
Kështu, ekipi i cili arrin tri fitore kalon në finalen e madhe, atje ku e pret Trepça që ishte dominuese ndaj Sigal Prishtinës 3:0 në seri.
Sezonin e rregullt, Peja e mbylli në pozitën e dytë me 19 fitore e nëntë humbje, njëjtin bilanc e pati edhe Ylli që përfundoi i treti.
Për shkak se përfundoi në vendin e dytë, Peja pushoi në çerek finale, kurse Ylli u përballë me Bashkimin, që e eliminoi 2:0 në seri.
Në sezonin e rregullt, në ndeshjet direkte, Peja ishte dominuese duke fituar tri përballje, kurse një i takoi Yllit.
Ndeshja mes Golden Eagle Yllit e Pejës zhvillohet të mërkurën dhe nis nga ora 19:00.
(Kosova Sot Online)