Vinicus flet pas barazimit me Bayernin: Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu

  • S.A /
  • 01 May 2024 - 08:34
 Vinicus flet pas barazimit me Bayernin: Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu

Vinicius Junior paralajmëroi në njëfarë forme Bayern Munichin për ndeshjen e kthimit, duke theksuar se “tani është koha për një natë magjike”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e parë gjysmëfinale, e luajtur të marten mbrëm në “Allianz Arena”, u mbyll pa fitues me rezultatin 2:2, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”.

“Ne gjithmonë luajmë për të fituar, duam të fitojmë, por e dimë se si është Liga e Kampionëve, nuk mund ta dhurosh topin, nuk mund të pësosh gola sepse gjithmonë do të ketë rivalë kryesorë për të përfituar”, tha fillimisht Vinicius pas ndeshjes.

“Tani për tani, pas këtij rezultati, duhet të mbajmë kokën qetë, të jemi të kënaqur me pozicionin në të cilin jemi dhe të pushojmë sa më shumë që të jetë e mundur para ndeshjes së dytë”, shtoi autori i të dy golave sonte.“Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, deklaroi Vinicius.

(Kosova Sot Online )