Lexoni edhe:
BE do ta shton presionin për ndjekjen e grupit kriminal në krye me Radojqiqin
Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në fanellën e Rapidit të Bukureshtit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ylli kosovar i ka realizuar 19 gola dhe i ka bërë 4 asistime në të gjitha garat deri tash në këtë edicion me ekipin rumun.
BE do ta shton presionin për ndjekjen e grupit kriminal në krye me RadojqiqinLexoni edhe:
E kjo ka bërë që 23 vjeçari të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
Menaxheri i futbollistëve, Serxhio Mezi, opinionist në “1 Station Radio” zbulon se interesim për ish-futbollistin e Ballkanit ka shfaqur Napoli.
Gjithashtu, ai tregon se kampioni i deridjeshëm italian ka shprehur interesim edhe për sulmuesin tjetër shqiptar, Armando Broja, i cili është në pronësi të Chelseat, e që aktualisht është i huazuar në Fulham.
Ndër të tjera, menaxheri në fjalë zbulon se Napoli është i interesuar edhe për qendërmbrojtësin kosovar, Ardian Ismajli.
Përfaqësuesi shqiptar po shfaq stabilitet në fanellën e Empolit në Serie A.
Në fund, Mezi u shpreh i bindur se Amir Rrahmani do të qëndrojë në klubin “Azzurro”, përkundër interesimit të Atletico Madridit dhe Atalantës.
(Kosova Sot Online )