Tuchel do të largohet nga Bayerni

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 16:51
Tuchel do të largohet nga Bayerni

Drejtori i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen e ka konfirmuar edhe njëherë se trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit.

Bavarezët dështuan ta mbronin titullin e kampionit, por janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata barazuan 2:2 në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në shtëpi.

E Dreesen tha se Tuchel do të largohet nga klubi në fund të edicionit.

“Ne të gjithë do të ishim të lumtur të fitonim Ligën e Kampionëve dhe më pas të ndajmë rrugët. Duhet ta vlerësoni vendimin në momentin kur është marrë. Ishte një situatë ndryshe”, ishin fjalët e tij.


(Kosova Sot Online)