
Nadal eliminohet edhe nga turneu i vendit të tij

Rrugëtimi i Rafael Nadal në turneun Masters në Madrid përfundoi në fazën e 1/8-ave. Në ndeshjen për një vend në çerekfinale, spanjolli u mposht me rezultatin 2-0 (7-5, 6-4) nga çeku Jiri Lehecka.
Sfida që zgjati për 2 orë, pa një Nadal në shumë vështirësi, por seti i pari u mbyll me shumë pak diferencë.
Në të dytin, Lehecka ishte më i freskët dhe arriti të fitoi dhe të mbyllë takimin, duke u kualifikuar për më tej.
Për Nadal, ky turne ishte një si test për të parë nëse tenisti mund të garojë në Slamin e Roland Garros.
(Kosova Sot Online)