Lexoni edhe:
Kjo është befasia e madhe, një sulmues adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque në sezonin e ardhshëm
Klubi kult i futbollit italian, Parma u rikthye në Serie A pas një mungese tre vjeçare, falë një sezoni pozitiv dhe një barazimi të mbrëmjes së mërkurë që konfirmoi rikthimin e tyre në kampionatin elitar, transmeton "Kosova Sot Online".
Parma, gjigandi i njohur me epokën e lavdishme të së cilës u rritëm të gjithë, kaloi tre vjet në kategorinë e dytë të futbollit italian dhe tani ata janë rikthyer në elitë dy raunde para fundit të sezonit në Serie B.
Skuadra e drejtuar nga Fabio Pecchia fitoi një pikë në udhëtim te Bari (1-1) dhe kjo mjaftoi për të siguruar ngjitjen direkte, pavarësisht nëse do të përfundoi i pari apo i dyti në tabelën, e cila është ende e hapur.
Parma përfitoi nga pengesa e Venezias, e cila u mposht nga Catanzaro dhe falë një pike u rikthye në Serie A. Golin e vetëm për Parmën në këtë ndeshje, që vlen të vendoset në rangun elitar, e shënoi Ange-Yoan Bonny në minutën e 51-të për 0-1, por në fund, Bari arriti të barazojë rezultatin.
Aktualisht në vendin e dytë në Serie B është Como, një klub i vogël nga liqeni me të njëjtin emër, por me një histori të madhe pas tij dhe një projekt të drejtuar nga legjenda të futbollit si Cesc Fabregas, Thierry Henry dhe Dennis Wise.Në fund të shekullit të kaluar, Parma regjistroi ditët më të lavdishme në historinë e saj duke fituar trofe në Evropë dhe është klubi i katërt më i suksesshëm italian në garat ndërkombëtare (pas Milanit, Interit dhe Juventusit) me tre trofe.
Përveç brezave ikonë të futbollistëve italianë, Parma është e njohur për fitimin e dy trofeve të Kupës UEFA dhe një në Kupën e Fituesve të Kupave.
Mjafton të rendisim vetëm disa futbollistë që Parma i dha futbollit botëror dhe do të jetë e qartë pse ‘romantikët’ e futbollit i duan kaq shumë.
Gianluigi Buffon, Dino Baggio, Faustino Asprilla, Antonio Benarrivo, Tomas Brolin, Fabio Cannavaro, Enrico Chiesa, Carlo Ancelotti, Hernan Crespo, Nestor Sensini, Hristo Stoickov, Lilian Thuram, Juan Sebastian Veron, Gianfranco Di Chiesa, Mario Stanic, Adriano, Abel Balbo, Alberto Gilardino dhe shumë të tjerë kanë luajtur me fanellën e Parmës në dekadat pas nesh.
(Kosova Sot Online )