Bostoni e fiton dhe duelin e fundit, siguron fazën tjetër ndaj Miamit

  • S.A /
  • 02 May 2024 - 10:38
Bostoni e fiton dhe duelin e fundit, siguron fazën tjetër ndaj Miamit

Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të ligës NBA, transmeton "Kosova Sot Online".

Boston Celtics ka siguruar fazën tjetër të garave në elitën e basketbollit amerikan, pasi mposhti Miami Heat në ndeshjen e pestë dhe me serinë 4:1 kaluan tutje.Celtics fituan 118:84, në një sfidë ku ishin dominues nga fillimi e deri në fund, duke i fituar të gjithë çerekët e lojës.

Katër basketbollistë u dalluan në fitoren e Bostonit. Me nga 25 pikë më efikasit ishin Jaylen Brown e Derrick White, derisa me 17 kontribut dha Sam Hauser e 16 të tjera Jayson Tatum.

Tek Miami Heat nuk kryen punë 23 pikët e basketbollistit Bam Adebayo.

Në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes, Celtics pret fituesin e serisë Cleveland Cavaliers – Orlando Magic që momentalisht është 3:2.

Të udhëhequr nga Luka Doncic, Dallas Mavericks ka arritur fitore përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 123:93.

Dallasi ishte dominues nga fillimi e deri në fund, duke mos lejuar kundërshtarin për asnjë moment t’ia rrezikojë fitoren.E në këtë fitore, Doncic ishte i pandalshëm me double-double prej 35 pikëve e 10 asistimeve. Tash, Mavericks udhëheqin në seri ndaj Clippers 3:2.

(Kosova Sot Online )