Caktohen referët e xhiros së 32-të të Superligës

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 15:45
Caktohen referët e xhiros së 32-të të Superligës

Janë caktuar sot përmes shortit gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pesë ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen në të njëjtin orar, të dielën nga ora 15:00.

Duelin mes Ballkanit dhe Dukagjinit do ta drejtojë referi kryesor Visar Kastrati, kurse përballjen tjetër interesante mes Llapit e Feronikelit ’74 do ta drejtojë referi kryesor Bardh Ajeti.

(Kosova Sot Online)