Chelsea e Tottenhami luajnë sonte ndeshjen e mbetur

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 17:05
Chelsea e Tottenhami luajnë sonte ndeshjen e mbetur

Sonte zhvillohet derbi i zjarr i qytetit të Londrës mes Chelseat e Tottenhamit.

Në fakt, të dy ekipet do të luajnë sfidën e prapambetur të javës së 26-të të Premier League.

Në këtë ndeshje, Chelsea hyn pas barazimit 2:2 ndaj Aston Villas dhe pas debaklit nga Arsenali 5:0.

Ky mund të jetë “treni” fundit për “Blutë” për të prekur Europën.

E në anën tjetër, as Tottenhami nuk është se qëndron mirë, ka pësuar nga Arsenali e Newcastle, dy humbje që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në klasifikim, pasi tani vendi i katërt është shtatë pikë larg.

Kjo do të jetë përballja numër 177 në histori midis dy skuadrave, me Chelsea-n që kryeson me 78 fitore, kundrejt 55 të “Spurs” dhe 43 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Përballja mes Chelseat e Tottenhamit që luhet sonte nis nga ora 20:30.


(Kosova Sot Online)