Lexoni edhe:
Këto janë rezultatet e kompletuara nga ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës dhe Konferencës
Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka folur pas fitores ndaj Romës, duke shtuar se skuadra bëri paraqitje shumë të mirë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bayer Leverkuseni nuk di për humbje në 47 ndeshjet e fundit, ndërsa sot triumfuan 2-0 në udhëtim ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Xhaka ka thënë se ndeshja ishte perfekt dhe se kanë mundur të shënohen edhe më tepër gola.
“E dimë se jemi 47 ndeshje pa humbje, e dimë se të gjithë duan të na mposhtin…2:0 është rezultat i rrezikshëm”.
“Nëse shënojmë në shtëpinë tonë një gol, atëherë mendoj se çdo gjë do të marrë fund. Por, s’ka përfunduar ende asgjë”. “Duhet të luftojmë të bëjmë një hap më afër Dublinit”, ka thënë Xhaka.
(Kosova Sot Online )