Rashica kontribuon me gol në fitoren e Besiktasit
Besiktasi ka regjistruar fitore të rëndëishme në Superligën e Turqisë, në garën për top-katërshe.
Skuadra e drejtuar nga Fernando Santos triumfoi sonte ndaj Rizesporit, në përballjen e vlefshme për javën e 35-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tupras” përfundoi me rezultatin 3:2,.
Milot Rashica kontribuoi me gol sonte, teksa ishte titullar dhe luajti tërë takimin.
Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 65-të, që ishte goli i dytë për Besiktasin në këtë takim.
Për Rashicën ishte ky goli i tij i pestë i sezonit në elitën e futbollit turk. Ai gjithashtu ka edhe pesë asistime.
Te vendasit sonte tërë ndeshjen e luajti edhe Ernest Muçi. Ndërsa, te Rizespori u aktivizua Altin Zeqiri, duke u inkuadruar si zëvendësues në minutën e 67-të.
Besiktasi pas këtij barazimi ka 54 pikë dhe tani renditet i katërti në tabelë, pozitë e cila dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Në garë për këtë pozitë mbetet edhe Rizespori, që është i gjashti në tabelë me 50 pikë
(Kosova Sot Online)