Lexoni edhe:
Stano: Masat do të hiqen vetëm kur të vendosin shtetet anëtare të BE-së dhe jo politikanët e Kosovës
Paul Pogba do të shfaqet në një film francez të regjisorit Fabien Onteniente, duke luajtur rolin e edukatorit për futbollistët e rinj, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Le Parisien” ka raportuar se mesfushori i suspenduar i Juventusit së shpejti do të shfaqet në një film francez të quajtur “4 Zeros”.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 ishte në Rueil-Malmaison, në periferinë perëndimore të Parisit, në fillim të kësaj jave për të xhiruar disa skena.
Pogba thuhet se është zgjedhur për të luajtur rolin e edukatorit të futbollistëve të rinj dhe ka impresionuar ekipin me spontanitetin e tij.
“Ai i mahniti të gjithë me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Ai e vlerësoi dukshëm përvojën dhe tha se ishte gati, pse jo, ta riprodhonte më tej”, tha një anëtar i ekipit për “Le Parisien”.
Filmi do të dalë në prill të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se shkurtin e kaluar, gjykata italiane anti-doping e suspendon Pogban për katër vjet, pasi francezi kishte dështuar në një test dopingu në gusht të vitit 2023. Ish-mesfushori i Manchester United tha se do të apelonte vendimin.
(Kosova Sot Online )