![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/06/200x200_1-32-600x3601714975065.jpg)
Lexoni edhe:
Historia e dhimbshme e futbollistit brazilian, mbeti në Lipjan pa ushqim e pa rrymë...
Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja, transmeton "Kosova Sot Online".
Këto fanella janë prodhuar edhe këtë herë nga kompania gjermane Adidas, të cilët janë edhe sponsorët e “Bavarezëve” për shumë vite.
Historia e dhimbshme e futbollistit brazilian, mbeti në Lipjan pa ushqim e pa rrymë...Lexoni edhe:
Bayern, i kthehet ngjyrës tradicionale të tyre asaj të kuqes pasi këtë sezon, kishte fanellën e bardhë.
Ndërsa po ashtu tre nuancat e ngjyrave në fanellë, nderojnë edhe Bayernin si skuadra e vetme gjermane që ka fituar “Tripletën”.
Fanella do prezantohet për herë të parë në finalen e Kupës së Gjermanisë për femra, ku Bayerni do përballet me Wolfsburgun.
Ky edicion nuk ishte shumë i mirë për ekipin gjerman. Pas një kohe të gjatë nuk arritën ta fitojnë titullin Kampion të cilin ia rrëmbeu Bayer Leverkuseni.
Po ashtu, u eliminuan nga kupat shtetërore, ndërsa janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në këtë fazë, Bayerni ka punë me Real Madridin, me sfidën e parë që u mbyll pa fitues 2:2.
(Kosova Sot Online )