Lexoni edhe:
Drejtori sportiv i Leverkusenit me fjalë të mëdha për Granit Xhakën
Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".
Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në gjermani përfundoi pa fitues 2:2.
Drejtori sportiv i Leverkusenit me fjalë të mëdha për Granit XhakënLexoni edhe:
Për madrilenët të dy golat u shënuar nga Vinicius Junior, derisa për bavarezët realizuan Sane dhe Kane nga pika e bardh. Në prag të këtij derbi, është mësuar gjyqtari që do ta drejtoj takimin.
Gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Realit e Bayernit. Marciniak ka drejtuar Realin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy. Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje. E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, ku Real Madridi u nënshtrua në “Etihad Stadium” 4:0.
Gjyqtari polak kishte drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.
(Kosova Sot Online )