![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/07/200x200_Albin-Kurti-1-850x638-1-600x3601715059808.jpg)
Lexoni edhe:
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Para rreth 1000 spektatorëve në “Karragaçi” të Pejës, skuadra verdhezi shënoi fitore prej 3:0 (30:28; 25:22; 25:21), duke e dominuar takimin me Skënderbeun.
Pavarësisht rivalitetit të madh në setin e parë, në të cilin u shënuan 58 pikë, Peja tregoi vendosshmëri që ta mbyllte dramën e titullit, qysh në ndeshjen e tretë.
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në KosovëLexoni edhe:
Vendasit përkundër luhatjeve në rezultat, arritën që ta ruanin fokusin, drejt qëllimit të tyre,
Skuadrës finaliste, KV Skënderbeu, medaljet e argjendta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, dhe anëtari i bordit, Abedin Mehani.
Medaljet e arta për KV Peja u dorëzuan nga nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani, dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rexhep Kurtbogaj.
Kupa, kapitenit Agron Nikqi, iu dorëzua nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci
Ky ishte titulli i shtatë i kampionit për KV Peja, njëherit i katërti radhazi.
(Kosova Sot Online )