Lexoni edhe:
Zbulohet çfarë i tha Alma kunatës para se të kryente aktin e rëndë
Manchester United ka pësuar debakël në udhëtim te Crystal Palace pasi janë mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Djajtë e Kuq tani rrezikojnë të mbesin jashtë garave evropiane, pasi kanë një orar të tmerrshëm në tre xhirot e fundit, transmeton "Kosova Sot Online".
United do të luaj ndaj Arsenalit, Newcastle United dhe Brightonit, ku shihet shumë e vështirë fitorja.
Zbulohet çfarë i tha Alma kunatës para se të kryente aktin e rëndëLexoni edhe:
Përkundër debaklit të pësuar në Londër, Erik Ten Hag vazhdon të thotë se ai është trajneri i duhur për ta nxjerrë Manchester Unitedin nga kjo situatë.
“Unë jam trajneri i duhur për t’i ndryshuar gjërat. Nëse gjithë lojtarët janë në dispozicion atëherë ne kemi një skuadër të mirë”, deklaroi Ten Hag.
Lexo po ashtu Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
“Por nëse mungon e gjithë prapavija atëherë ne jemi në probleme të mëdha”, deklaroi trajneri holandez.
Man Utd aktualisht ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë, sa ka edhe Chelsea në pozitën e shtatë që i dërgon në Ligën e Evropës.
(Kosova Sot Online )