
Lexoni edhe:
Arsenali i cakton një çmim të lartë largimi Gabriel Jesusit
Daniele De Rossi ka bërë të gjithë për vete te Roma, njëherë për vite me radhë si futbollist e tani edhe si trajner. Trajneri i ri italian ka marrë disa fitore radhazi dhe ka dërguar skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online".
Arsenali i cakton një çmim të lartë largimi Gabriel JesusitLexoni edhe:
Giallorosët kanë konfirmuar më parë se do t’ia vazhdojnë kontratën De Rossit, por pa dhënë detaje.
Gjithsesi Corriere dello Sport ka raportuar se kontrata e De Rossit do të jetë dy vjeçare me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.
Ky rinovim i kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Përveç De Rossit, te Roma po punojnë edhe për drejtorin e ri sportiv ku disa emra janë në listën e tyre.
Florent Ghisolfi është kandidati kryesor për ta marrë këtë pozitë, me francezin që ka bërë punë shumë të mirë në Ligue 1 me Nicen.
(Kosova Sot Online )