Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 11:48
Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

Ylli kosovar i futbollit, Mirlind Daku,  ka gjetur sërish golin në Rusi. Sulmuesi shqiptar shënoi mbrëmë për t’ia siguruar një pikë Rubin Kazanit në përballje ndaj CSKA Moscoë me rezultatin 2:2, në kuadër të javës së 27-të në Premierligën ruse, transmeton "Kosova Sot Online". 

Daku shënoi në fundin e ndeshjes (90+2′), për t’ia siguruar së paku një pikë skuadrës së tij.

Për gjilanasin ishte ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit rus. Ai ka edhe katër asistime.

Kjo paraqitje e mirë e tij ka bërë që ai të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rusi. Daku u vlerësua me notën 7.9.

Ekipi në të cilin paraqitet Mirlind Daku, Rubin Kazani tani ka 38 pikë dhe renditet i nënti në tabelë.

(Kosova Sot Online )