Rrahmani tregon se cilin bashkëlojtar te Kosova e sheh edhe si kuzhinier
Amir Rrahmani ka zbuluar se cilin nga bashkëlojtarët e tij te Kosova e sheh si kuzhinier të mirë.
Kapiteni i “Dardanëve” zgjodhi Vedat Muriqin, për të cilin tha se është i mirë në përgatitjen e ushqimeve tradicionale.
Rrahmani tha gjithashtu se Muriqi është i mirë edhe për ëmbëlsira, duke përmendur faktin se ai zotëron një pastiçeri.
(Kosova Sot Online)