Luis Enrique i mërzitur nga eliminimi i PSG-së prej Borussia Dortmund

  • 08 May 2024 - 10:41
Luis Enrique i mërzitur nga eliminimi i  PSG-së prej Borussia Dortmund

Borussia Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online". 

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Skuadra nga Dortmundi triumfoi me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.

Trajneri i parisienëve, Luis Enrique u shpreh i mërzitur me eliminimin.

“Është një moment i trishtuar që po përjetojmë. Në sport, kur humbet në këtë mënyrë dhemb shumë. Është koha për të uruar Borussia Dortmundin sepse ata kanë pasur një angazhim të madh”, tha fillimisht spanjolli.

Së fundi, ai siguroi se kjo do t’i ndihmojë ata në të ardhmen.

“Është gara e të fortëve. Askush nuk e kishte nënvlerësuar Dortmundin. Askush që di për futbollin. Rezultatet janë ato që janë dhe u uroj atyre më të mirën në finale sepse kanë të njëjtat mundësi si finalisti tjetër,” tha ai.

Në finale, Borussia Dortmund do të takohet me fituesin e sfidës tjetër mes Real Madridit e Bayern Munich.

(Kosova Sot Online )