Lexoni edhe:
John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë
Fanella e re e kampionit aktual të Evropës, Manchester City, ka dalë të martën mbrëma në publik dhe pamja e saj ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët.Bëhet fjalë për fanellën e qytetarëve si mysafirë, e cila është me ngjyra të pazakonta për klubin nga Etihad, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo fanellë e “Qytetarëve” shumëkujt i ka kujtuar gjigantin turk, Fenerbahcen, e cila reprezentohet me këto ngjyra.
John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirëLexoni edhe:
Fanella ka vija që shkojnë përgjatë saj, dhe ngjyrat janë blu e errët dhe e verdhë, ndaj ka një arsye të qartë pse lidhet me gjigantin e Stambollit.
Marka që qëndron pas fanellës së re është Puma, me të cilën City bashkëpunon që nga viti 2019 dhe prodhuesi gjerman i pajisjeve i ka paguar 80 milionë euro klubit të Mançesterit në bazë të kontratës së sponsorizimit për sezonin e kaluar.
Ky dizajn i fanellës dhe këto ngjyra janë përdorur nga City edhe në sezonin 1998/99.
Kujtojmë se City aktualisht po lufton për titullin e ri të kampionit të Anglisë me Arsenalin, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminua nga Real Madrid në çerekfinale.
(Kosova Sot Online )