Manchester United ka vendosur për të ardhmen e Erik Ten Hag

  • S.A /
  • 08 May 2024 - 15:25
Manchester United ka  vendosur për të ardhmen e Erik Ten Hag

Aventura e trajnerit Erik ten Hag te skuadra e Manchester United është drejt fundit.Sipas “Daily Mail”, klubi ka marrë vendimin për trajnerin holandez, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ten Hag do t’i komunikohet largimi nga “Old Trafford”, por kjo gjë do të ndodhë pas finales së FA Cup, ku “Djajtë e Kuq” do të përballen me Manchester City.

Humbja turpëruese 4:0 nga Crystal Palace i ka vënë kapakun një sezoni zhgënjyes për Unitedin, që rrezikon të mos luajë në Evropë sezonin tjetër.

Për këtë arsye, klubi ka vendosu ta largojë Ten Hag pas vetëm dy sezonesh.

Ende nuk dihet se cili do të jetë pasuesi i tij edhe pse janë përmendur shumë kandidatë.

Ndër emrat më të përmendur është ai i Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.

(Kosova Sot Online )