Golashënuesi i dyfishtë Joselu nuk po gjen fjalë ta përshkruaj kalimin në finale

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 09:39
Golashënuesi i dyfishtë Joselu nuk po gjen fjalë ta përshkruaj kalimin në finale

Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Dy golat e fitores për ekipin spanjoll i realizoi zëvendësuesi Joselu, i cili nuk mundi ta përshkruaj këtë moment.

“Kjo është më e mirë se ëndrrat e mia. Net si kjo, as që mund të ëndërrosh”, tha shkuat sulmuesi.

E në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që e eliminoi Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online )