Ja e ardhmja e Marco Reus

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 19:26
Ja e ardhmja e Marco Reus

Ky edicion do të jetë i fundit për Marco Reus me fanellën e skuadrës së Borussia Dortmund.

Kështu, Reus do të largohet nga gjiganti gjerman, pasi 12 vjetësh qëndrimi aty.

Samir Nasry, ish-lojtar i skuadrave si Arsenali, Manchester City apo Marseille ka zbuluar të ardhmen e 34-vjeçarit nga Dortmundi.

“Kam biseduar me Marcon. Ai më tha se e donte shumë futbollin dhe ishte herët për t’u tërhequr. Më tregoi se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e MLS-së amerikane”, u shpreh ish-mesfushori francez.

Kujtojmë se Reus bashkë me Dortmundin e kanë siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, pasi në dy ndeshjet gjysmëfinale triumfuan kundër Paris Saint Germanit.

E tash, gjermanët në finale do të takohen me Real Madridin, që eliminoi mbrëmë Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)