Xhaka me shokë sonte kërkojnë kalimin në finale të Ligës së Evropës

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 20:08
Xhaka me shokë sonte kërkojnë kalimin në finale të Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen do të zhvillojë sonte ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Gjermanët do të mirëpresin në shtëpi skuadrën italine, AS Roma, e cila ka një avantazh të theksuar për nga ndeshja e parë, shkruan Sinjali Sporti.

Leverkusen fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Romë, duke arritur një fitore 2-0.

Ata tashmë janë një hap afër finales së Ligës së Evropës.

Kujtojmë që Leverkusen ka siguruar titullin e Bundesligas si dhe ndodhet në finale të Kupës së Gjermanisë, duke synuar kështu një ‘tripletë’ të mundshme me shtimin e Ligës së Evropës.

Ndërkohë, gjermanët gjithashtu nuk dijnë për humbje këtë sezon në të gjitha garat, ku veçse kanë barazuar rekordin e Benficas të 47 ndeshjeve të pamposhtur, dhe një shmangje e humbjes sonte përpos që do t’i çonte ata në finale, do t’i jepte atyre një rekord botëror që askush më parë nuk e ka arritur – me 48 ndeshje pa humbje.

Dueli fillon nga ora 21:00.


(Kosova Sot Online)