![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/10/200x200_conference-league-600x360_21715321406.jpg)
Lexoni edhe:
Finale interesante greko-italiane në Ligën e Konferencës
Bayer Leverkusen – Atalanta, do të jetë finalja e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.
Do të jetë gjithashtu një finale shqiptarësh me Granit Xhakën në njërën anë dhe Berat Gjimshitin në anën tjetër, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dy ishin liderë në repartet e tyre. Xhaka në mesfushë e Gjimshiti në mbrojtje.
Finale interesante greko-italiane në Ligën e KonferencësLexoni edhe:
Bayer Leverkuseni i Xhakës barazoi 2:2 me Romën, ndërsa kishin triumfuar 0:2 në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, Atalanta e kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshitit triumfoi 3:0, pasi kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë.
Finalja do të zhvillohet në Dublin dhe mbetet të shihet se cili nga futbollistët shqiptarë do ta ngrejë lart titullin e garës së dytë më prestigjioze evropiane.
(Kosova Sot Online )