![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Interi regjistron fitore në udhëtim ndaj Frosinones
![Interi regjistron fitore në udhëtim ndaj Frosinones](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/29/auto_interi-1-780x439_11709202527.jpg)
Pas humbjes ndaj Sassuolos javën e kaluar, Interi u rikthye sonte te fitorja në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi regjistroi fitore të thellë në udhëtim ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 36-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Benito Stirpe” përfundoi me rezultatin 0:5.
Davie Frattesi (19′) hapi serinë e golave, që u vazhdua pastaj nga Mark Arnautovic (60′), Tajon Buchanan (77′), Lautaro Martinez (80′) dhe Marcus Thuram (84′).
Te kampioni italian i plotë sonte ishte mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.
Ndërsa, te vendasit nga minuta e 82-të u aktivizua Arijon Ibrahimovic.
Interi pas kësaj fitore ka 92 pikë.
Frosinone mbetet në kuotën e 32 pikëve dhe renditet në pozitën e 16-të në tabelë.
(Kosova Sot Online)