![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/11/200x200_girona1715412676.jpg)
Lexoni edhe:
Alavesi i bën nder Barcelonës, e ndal me barazim Gironan
Po bëhet gati një vit që Granit Xhaka nuk njeh humbje në nivel klubesh, përfshirë të gjitha garat, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sezoni historik i Bayer Leverkusen me 49 ndeshje pa humbje deri tash, nënkupton se edhe mesfushori nga Kosova është i pamposhtur këtë sezon.
Alavesi i bën nder Barcelonës, e ndal me barazim GironanLexoni edhe:
Në fakt, Xhaka nuk ka pësuar humbje në një ndeshje zyrtare që nga humbja 1:0 e Arsenalit në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, më 20 maj 2023.
31-vjeçari iu bashkua Leverkusenit në verën e vitit të kaluar, teksa vlerësohet si një nga më meritorët për arritjet e skuadrës gjermane këtë sezon.
Kapiteni i Zvicrës është paraqitur në 46 ndeshje deri tash. Përveç tjerash, ka kontribuuar me dy gola e tre asistime gjithashtu.
Bayer Leverkuseni ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, teksa ka gjasa për ta mbyllur sezonin me tripletë, pasi është në finale të Ligës së Evropës dhe Kupës së Gjermanisë.
(Kosova Sot Online )